Gjilan - Prej vitit 2010 i akuzuari i paarritshëm për Gjykatën

Qaush Sylmetaj, i akuzuar për veprën penale të ndihmës në vrasje në tentativë ka dalë sot para gjykatës në Gjilan, por jo edhe vëllai i tij Fadil Sylmetaj, i cili po del të jetë i paarritshëm për Gjykatën.

Atëherë (viti 2011) Prokuroria e Qarkut në Gjilan, kishte akuzuar dy persona, Fadil Sylmetajn për shkak të veprës penale vrasje në tentativë dhe Qaush Sylmetajn, për ndihmë në vrasje në tentativë.

Gjykatësi i kësaj çështje Aziz Shaqiri tha se “Gjyqtari i më parshëm i cili ka qenë i ngarkuar me këtë lëndë nuk ka arritur ta siguroj prezencën e të akuzuarve në procedurën e konfirmimit të aktakuzës, andaj ka lëshuar urdhërin për letërrshtim”.

Tutje seanca vazhdoi, ku u veçua procedura ndaj të akuzuarit Fadil Sylmetaj, i cili edhe sot e asaj dite mbetet i pa arritshëm për t`u përballur me akuzën e cila i vihet në barrë në atë kohë nga Prokuroria e Qarkut të Gjilanit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Fadil Sylmetaj me datë 16.06.2010, në Gjilan ka tentuar ta vras të dëmtuarin Perparim Kajdonqaj ashtu që nga vetura në të cilën ishte (i akuzuari) ka gjuajt me armë zjarri në drejtim të dëmtuarit 6 herë por asnjëra nga predhat nuk e ka goditur atë. Akuza thotë se i akuzuari ka bartur edhe armë pa leje.

Tutje sipas aktakuzës, i akuzuari tjetër Qaush Sylmetaj (vëllai i të akuzuarit të parë) ka ndihmuar që të kryhet vepra penale.

Akuza thotë se Qaush Sylmetaj e ka bartur me veturë vëllain e tij Fadilin dhe e ka dërguar në vendin e caktuar për ta kryer veprën penale e më pastaj për t`u larguar nga ai vend.

Seanca e sotme u shtye për muajin janar.