Ilustrim

Ferizaj, një person theret në oborrin e shkollës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në oborrin e shkollës së mesme ekonomike në Ferizaj, është therur një person.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Ndërsa Policia nuk ka dhënë detaje nëse ka të dyshuar apo të arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.