Prova se si rrjeti nga Kosova zhvati pensionistët Gjerman

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata e Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave të dyshuar se mashtruan shtetasit gjerman, duke i nxitur që të iu dërgojnë atyre, shuma të të hollave deri në 100 mijë euro.

Të dyshuarit A. K., L. B., K. B., F. G., A. S., E. Z., H. K., L. B., sipas prokurorisë Speciale kishin shfrytëzuar njohuritë e gjuhës gjermane dhe përmes paraqitjes së fakteve të rreme kanë kryer veprën penale të mashtrimit.

Sipas kërkesë së siguruar nga Kallxo, për të lartcekurit ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A. K., H. B., H. K., L. B., Q. K., F. G., K. B., duke filluar nga viti 2017 e tutje me anën e paraqitje se fakteve të rreme dhe me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për persona tjerë, duke shfrytëzuar njohjen të shkëlqyeshme të gjuhës gjermane, në vazhdimësi duke vepruar nga Kosova nga lokacione të ndryshme kanë mashtruar persona të ndryshëm, shtetas të Republikës së Gjermanisë.

Tutje sipas prokurorisë të pandehurit i kanë nxitur shtetasit gjerman që të iu dërgojnë të holla në shuma të ndryshme nga 300 euro deri në më shumë së 100 mije euro, apo kuponët e Amazon.com, Inc.

Dosja e prokurorisë thotë se të pandehurit A. K., L. B. dhe H. B., përmes telefonit duke përdoruar program të posaçëm elektronik i cili e pengon zbulimin e numrit të tyre, kanë thirrur të dëmtuarit të moshës së shtyrë, që jetojnë vetëm, kryesisht nga regjioni Dresdenit dhe Ansbachut.

Pastaj duke u prezantuar rrejshëm i kanë vënë në lajthim duke iu treguar që kinse kanë fituar lotarinë në vlerën prej disa qindra mijëra eurove, mirëpo paraprakisht janë të obliguar që të paguajnë shpenzime.

Kështu që i kanë nxitur që të dërgojnë të hollat përmes institucioneve për transferin e parave në emër të të pandehurve H. K., Q. K., si dhe emra tjerë të ndryshëm.

Po ashtu të pandehurit personat e dëmtuar i kishin nxitur të blejnë kuponët e Amazonit dhe të iu dërgojnë kodet tyre të cilat pastaj i kanë shfrytëzuar për blerjet personale online.

Në këtë mënyrë kanë arritur që të fitojnë dobi pasurore në shumë të përgjithshme prej rreth 500 mijë euro.

Me këtë në bashkëkryerje tetë të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë në gjykatë duke kërkuar nga kjo e fundit që ndaj të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve, si masë për sigurimin e mëtutjeshëm të të pandehurve në procedurë.

Policia e Kosovës dje kishte njoftuar për një aksion në disa lokacion ku kishte arrestuar disa persona pas hetimeve disamujore nën dyshimin për krime kibernetike dhe mashtrim ndaj disa shtetasve të huaj.

Policia e Kosovës arreston 9 veta për krime kibernetike, dyshohet se i detyronin shtetasit e huaj t’u dërgonin para