Dosja e Prokurorisë Speciale për kosovarin që akuzohet se mori pjesë aktive në luftime si pjesëtar i ISIS-it në Siri

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi S. Q. nën dyshimin se ka kryer veprën e organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

S. Q. po akuzohet se me qëllim të bashkëngjitjes në organizatën terroriste “ISIS” në Siri ka lëshuar territortin e Kosovës, e ku përmes përmes lidhjeve të caktuara ka shkuar në qytetin Urfa, ku është pritur nga personat e ISIS-it, dhe më pas ka depërtuar në qytetin Raka.

Komunikata e prokurorisë thotë se i pandehuri i lartcekur, pas regjistrimit në ‘’ISIS’’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme.

“Më pastaj i njëjti është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç ‘rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet tutje në organizatë.