Dosja e Prokurorisë - Fajde me kamatë javore prej 250 euro

Gjykimi ndaj Sylë Shalës, i akuzuar për fajde, ishte planifikuar të vazhdonte sot në gjykatën e Gjakovës.

Në seancën e sotme e cila dështoi të mbahet ishte planifikuar të dëgjoheshin disa dëshmitarë.

Mungesa e dëshmitarëve dhe e të dëmtuarit Jetmir Krasniqi, i cili gjendej jashtë shtetit, bëri që seanca e të shtyhej për në kohë të pacaktuar.

Për këtë gjykata e obligoi babin e të dëmtuarit, Edmir Krasniqi, që brenda dy ditëve të njoftoj Gjykatën për datën e ardhjes së djalit të tij nga Sllovenia.

Ndërsa mbrojtësja e të akuzuarit Sylë Shala, avokatja Feride Xani kërkoi nga Gjykata që ndaj të mbrojturit të tij të ndërpritet masa e paraburgimit dhe e njëjta t’i zëvendësohet me një masë tjetër më të butë.

Lidhur me këtë propozim, gjykatësi Gëzim Pozhegu tha se do të vendos me vendim të veçantë.

Në seancën e kaluar ishte kundërshtuar aktakuza e Prokurorisë.

Fajdet në Gjakovë: Për 500 euro kamata javore 250 euro

Sylë Shala ishte deklaruar i pafajshëm.

Fajdet në Gjakovë: Për 500 euro kamata javore 250 euro

Sylë Shala nga Lipoveci i Gjakovës përshkruhet në aktakuzën e prokurorisë së Gjakovës si person që ofroj fajde me kamata të larta.

Prokuroria pretendon se Edmir Krasniqi në dhjetorë të vitit 2017 kishte marrë nga Shala shumën 500 euro me fajde ndërsa kamata javore ishte 250 euro.

Aktakuza shpjegon se gjatë vitit 2018, i akuzuari Sylë i kishte dhënë edhe dy herë të tjera para me fajde të dëmtuarit Edmir, për të cilat babai i të dëmtuarit i ka paguar rreth 15 mijë euro kamatë.

Kamatat sipas prokurorisë kishin vazhduar edhe gjatë vitit 2019 ku i dëmtuari kishte paguar 2 mijë euro kamatë ndërsa i kërkoheshin edhe 3 mijë e 200 euro të tjera.

Shala është arrestuar nga policia gjatë këtij viti në një operacion të simulimit.