Dosja e Prokurorisë ndaj Andi Pajazitit për vrasjen në 'Bon Vivant'

Vrasja e Kastriot Ramadanit në lokalin “Bon Vivant” më 04.08.2023 është finalizuar me aktakuzë të Prokurorisë ndaj Andi Pajazitit.

Ky rast është kualifikuar si vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore.

Si ishte kryer vrasja sipas Prokurorisë?

Sipas dosjes së prokurorisë, rasti kishte ndodhur rreth orës 23:17 ku paraprakisht ishin të ulur i pandehuri i cili gjendet në arrati Dukagjin Likaj bashkë më tani të ndjerin Kastriot Ramadani.

Dosja e përshkruan se Likaj ishte ai që e kishte ftuar të akuzuarin Pajaziti të ulet tek tavolina e tyre.

Pas tensionimit të situatës, sipas prokurorisë, ishte sigurimi Hisen Gecaj ai që ishte munduar ta qetësojë situatën, por nuk kishte arritur.

Dosja e prokurorisë përshkruan se i ndjeri Ramadani e kishte sulmuar me shishe dy herë në kokë të akuzuarin Pajaziti.

Pas këtij sulmi, i akuzuari e kishte nxjerrë armën nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, siç përshkruhet në aktakuzë “pa fajin e tij, pa menduar pa pasojat”, shtien më armë zjarri me ç’rast e godet tashmë të ndjerin Ramadani.

Sipas dosjes së prokurorisë, armën e kishte nxjerrë edhe Dukagjin Likaj, gjatë kësaj kohe ia kishte mbajtur dorën sigurimi Hisni Gecaj, kurse arma ishte e drejtuar në drejtim të të akuzuarit Pajaziti.

Dosja thotë se Dukagjin Likaj ka shtënë me armë në drejtim të pandehurit Pajaziti me ç’rast e “ka lënduar në bërrylin e dorës së majtë” dhe si të tilla bëjnë pjesë në lëndime të rënda trupore me pasoja të përhershme shëndetësore.

Vdekja e të ndjerit, sipas Prokurorisë ka ardhë si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme e cila ka quar në shok hemorragjik, si pasojë e predhës së armës së zjarrit.

Arma e cila është përdorur, sipas Prokurorisë është tip “Smith” e kalibrit 9mm.

Për të, i akuzuari përveç kryerjes së vrasjes, akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Pajaziti është duke qëndruar nën masën e paraburgimit tashmë 9 muaj. Pajazitit i ishte shqiptuar masa e paraburgimit më 7 gusht  2023, së bashku me të dyshuarit, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.

Por Gecaj dhe Zakuti ishin liruar nga kjo masë pas kërkesës së Prokurorisë.

Për herë të fundit Gjykata ia kishte vazhduar paraburgimin në kohëzgjatje po prej 2 muajsh Andi Pajazitit më datë 04.01.2024.

Sipas Prokurorisë në këtë rast ishin jetët edhe të personave të tjerë të cilët kishin pësuar lëndime trupore nga predhat e armëve të zjarrit.

Të plagosur të tjerë kishin mbetur edhe Andi Pajaziti e Hisni Gecaj ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte Kastriot Ramadani, i cili kishte vdekur në QKUK.

13 persona sipas Prokurorisë ishin lënduar nga gotat e thyera të qelqit gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Të gjitha raportimet e tjera lidhur më këtë rast, mund t’i lexon në këtë LINK.