‘Coronavirusi’ shtynë seancën për manipulim me leje ndërtimore ndaj zyrtarit të komunës së Prishtinës

Seanca gjyqësore ndaj Gëzim Ferizit, zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, e paraparë të mbahej më 23 mars 2020, është anuluar për shkak të coronavirusit, Covid-19.

Një gjë e tillë kishte ardhur si rezultat i nxjerrjes së vendimit të KGJK-së të datës 15 mars 2020, pas konfirmimit të rasteve pozitive me coronavirusin Covid-19, në të cilin vendim janë reduktuar esencialisht aktivitetet e Këshillit Gjyqësor dhe të gjitha Gjykatave të Kosovës e duke realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente.

Gëzim Ferizi po akuzohet nga Prokuroria, se ka përpiluar edhe një aktvendim tjetër të lejes ndërtimore, ku investitor është “NNH Morina IB” për objektin B, në lagjen “Mati 1”.

Sipas aktakuzës, pjesa tekstuale e lejes ndërtimore nuk përputhet me pjesën grafike, pasi në pjesën grafike kishte përfshirë një ngastër kadastrale, e cila evidentohet në Komunën e Prishtinës si rrugë. Mbi këtë rrugë u është mundësuar investitorëve të lartcekur të ndërtojnë objekte banesore e afariste, me këtë rast të dëmtuarës, Komunës së Prishtinës, i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ndërtimi mbi rrugë, deklarohet i pafajshëm zyrtari i Urbanizmit të Komunës së Prishtinës

.