Lojera Fati, Kazino, Ilustrim

Bastisje për bixhoz në Drenas, konfiskohen kompjuterët

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas  mbrëmë pasi dyshohet se ka zhvilluar në mënyrë të kundërligjshme aktivitete të bixhozit.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një lokal në Drenas, ku janë gjetur 14 shtëpiza të kompjuterëve, një telefon dhe para të gatshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit në një lokal është vërtetuar se është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm”. Nga lokali i lartcekur janë konfiskuar 14 (katërmbëdhjetë) shtëpiza të kompjuterëve, një diviar, një telefon si dhe 135.3 € para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit, me vendim të së cilit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.