Foto: Ilustrim

Arrestohet i mituri, policia i gjen drogë dhe para të gatshme

Një i mitur është arrestuar mëngjesin e djeshëm në Viti për posedim të drogës.

I mitur është arrestuar nga policia pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës, e llojit marihuanë, dhe 100 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje.