Foto: Ilustrim

Arrestohet djali pasi shkeli urdhrin e mbrojtjes ndaj nënës së tij

Një person është arrestuar nga ana e policisë gjatë ditës së djeshme në rrugën “Knjaza Milosa”.

Sipas raportit ditor të policisë, i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka shkelur urdhrin mbrojtjes dhe ka shkuar tek nëna e tij.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.