Ilustrim

Arllat, një person me probleme psikike ushtron dhunë ndaj nënës së tij

Një person me probleme psikike  është arrestuar në fshatin Arllat të Gllogocit, pasi në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur nënën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas arrestimit me autoambulancë është dërguar në QKUK, në klinikën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të mërkuren rreth orës 13:00.