Përfshihet nga zjarri një autobus në Arllat të Drenasit

Një autobus sot gjatë ditës është përfshirë nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 11:45, është raportuar se në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Borovci.