Aktakuzë ndaj një gruaje kosovare për bashkëngjitje në ISIS

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, ndaj një gruaje me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Sipas prokurorisë e pandehura me dëshirë të plotë është larguar nga Kosova për të Turqi për të ju bashkuar pastaj organizatës terroriste “ISIS”.

“F.Z. më 23.08.2014, me dëshirë të plotë,  me vetëdije përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari“ në Prishtinë,  ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Republikën e  Kosovës, për të vazhduar  fluturimin  për në qytetin Stamboll të Republikës së Turqisë, me qëllim që përmes territorit të Republikës së Turqisë, të udhëtojë për në shtetet islamike Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitët organizatës terroriste “ISIS”, e cila ishte  duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjera të vrasjet në këto shtete, organizatë kjo e shpallur Organizatë Terroriste nga OKB-ja”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Sipas prokurorisë me këto veprime e pandehura F.Z. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga nenin 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e prokurorisë Speciale.