32 vjeçarja arrestohet për vjedhje të banesave të turistëve në Shqipëri

Një grua 32 vjeçare me inicialet G. L nga Tirana është arrestuar nga Policia e Shtetit për vjedhje.

Me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit ka njoftuar se arrestimi është bërë pasi e njëjta hynte në banesat e pushuesve dhe vidhte gjësende me vlerë të tyre.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasja e mësipërme është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka treguar edhe për rastet ku ka kryer vjedhjet 32 vjeçarja.

“Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare. Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D. Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës. Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin, materialet e grumbulluara për të dyshuarën janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Durrës për veprën penale vjedhje.