Foto: MI

Lekaj viziton Aviacionin Civil, flasin për 'ndërhyrjet politike' të Serbisë në hapësirën ajrore

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë vizitës në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, ku ka takuar drejtorin Driton Gjonbalaj, kanë folur për “ndërhyrjen politike” të Serbisë, që ata i referohen si ‘fqinji verior’, në hapësirën ajrore.

“Në këtë takim u bisedua edhe për normalizimin e hapësirës ajrore, si një proces ku ka ndërhyrje politike nga fqinji ynë verior, por u tha se ky proces nuk do të ndalet deri në normalizimin e plotë të hapësirës ajrore të Kosovës, sepse ka rëndësi për shtetin dhe qytetarët e vendit, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë ekonomik”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Lekaj ka vizituar Autoritetin e Aviacionit Civil, një ditë pasi KALLXO.com shkroi se si Drejtori i kësaj agjencie, Dritan Gjonbalaj, deklaroi se kompania fluturuese, aeroplani i të cilës ka bartur gjashtë turqit për në Turqi ka gënjyer për arsyen e fluturimit.

http://kallxo.com/gjonbalaj-kompania-qe-ka-deportuar-turqit-nga-aeroporti-ka-genjyer-per-arsyen-e-fluturimit/

Tutje, gjatë vizitës së sotme thuhet se drejtori i AACK-së, ka kërkuar nga ministri ndihmë për anëtarësimin e Aviacionit Civil në organizata ndërkombëtare të aviacionit.

“Drejtori i përgjithshëm i AACK-së, Driton Gjonbalaj .. ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton, për thellim të bashkëpunimit dhe veprimeve për anëtarësim të AACK-së në organizatat ndërkombëtare të aviacionit civil, si ai i ICAO-s, duke kërkuar edhe përkrahjen e ministrit Lekaj”.

Ndërsa ministri Lekaj ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe AACK-së, sic thuhet, në shërbim të funksionimit të harmonizuar mes ministrisë, si përgjegjëse për rregullimin ekonomik të aviacionit civil dhe agjencisë, si përgjegjëse për sigurinë ajrore dhe fizike të aviacionit civil në vend.

Foto: MI