Largohet përkohësisht nga puna Kardiologu Gani Bajraktari

Kardiologu Gani Bajraktari është larguar përkohësisht nga puna.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zyra e drejtorit të SHSKUK-së.

“SHSKUK ju konfirmon se kardiologu në fjalë është larguar përkohësisht nga puna, lënda është dërguar në Komisionin Disiplinor i cili do të merret me rastin” thotë SHSKUK duke mos dashur të komentoj më shumë.

Nga ana tjetër Bajraktari i kontaktuar nga KALLXO.com thotë se është në pushim dhe se nuk e ka idenë se çka po ndodhë.

“Duhet të jetë hakmarrje për shkak të studimit tim që nxorri rritjen 50 për qind të vdekshmërisë në infarktin akut” tha ai.

Ai thotë se nuk e kupton se si është larguar pa Komision Disiplinor dhe duke qenë në pushim vjetor.

Bajraktari pretendon se ndarja e Kardiologjisë Invazive nga Kardiologjia dhe bartja e saj te Kardiokirurgjia ka ndikuar që për 15 përqind të rritet numri i vdekjeve brenda spitalore nga infarkti.

 

12 Prill 2019 - 11:31

Paulina Nushi 12/04/2019 - 11:31
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend