Zyrtari i një banke raporton 10 mijë e 200 franga të falsifikuara

Raportohet se një zyrtar i një banke ka raportuar se një person, punëtor i një këmbimoreje ka deponuar dhjetë mijë e dy qind (10200) franga zvicerane të cilat dyshohet se janë të falsifikuara ose 51×200 kartë monedha.

Sipas raporti policor të 24-orëvë të fundit rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Brigada 123’’ në  komunën e Suharekës.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e organeve kompetente.