Foto: Ilustrim

Zveçan, Policia sekuestron pajisje elektronike për organizim të lojërave të fatit

Gjatë kontrollit të një lokali në Zveçan, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike që shërbejnë për organizim të lojërave të fatit.

Sipas raportit rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30.

Rasti është iniciuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe është duke u hetuar nga Policia.

Veprimtaria e lojërave të fatit është e ndaluar në Kosovë nga viti 2019.