Zv/ministri i Drejtësisë për dokumentarin serb për masakrën e Reqakut: Bota e di se Serbia ka kryer gjenocid

Pas mbledhjes së Qeverisë, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se janë në përgatitje të padisë për gjenocid dhe se po tentojnë të prodhojnë një drejtësi të vonuar.

Kështu u përgjigj Sallahu kur u pyetur se si e vlerëson deklaratën e ministrit serb, Aleksandër Vulin, që janë në përgatitje të një dokumentari për mohimin e masakrës së Reqakut.

“Bota e dinë se Serbia ka kryer masakër dhe gjenocid në Republikën e Kosovës dhe mbi bazën e kësaj ne po luftojmë të faktojmë sa më shumë. Pas faktimit të këtyre po përgatitemi për padi për gjenocid dhe po mundohemi të prodhojmë një drejtësi të vonuar”, tha ai.

BE: Nuk ka vend për ta mohuar apo nënvlerësuar Masakrën e Reçakut