Foto: Radiator

ZRrE me tarifa të pandryshuara për konsumatorët e Termokos

Ngrohtorja e Prishtinës ‘Termokos’ ka njoftuar se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka miratuar strukturën e re tarifore për vitin 2022/23.

Sipas kësaj ndërmarrje, edhe këtë sezon ngrohës, faturimi do bëhet me tarifë të pandryshuar nga sezoni i kaluar.

“ZRRE ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e NP “Termokos” SH.A. për sezonin ngrohës 2022/2023. Sipas kësaj strukture, edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar.

Tarfia për konsumatorë shtëpiakë do jetë 0.76 euro për m2, derisa për konsumatorët komercial/institucional 0.92 euro.

Termokos deri tani ka qenë në pritje të ZRrE-së për strukturën tarifore për këtë sezon ngrohës pasi nuk ishte e qartë nëse do ketë rritje çmimi si shkak i inflacionit.