Zjarri shkrumbon një ndër hotelet më të vjetra në Britani

Një hotel është përfshirë nga flakët në Britani. Ky ishte njëri prej resorteve më të vjetra në Britani.

Rreth 60 zjarrfikës po punojnë për të ndaluar përhapjen e zjarrit në hotelin Claremont derisa të gjithë klientët janë evakuuar, ku 5 prej tyre po trajtohen për lëndime të lehta dhe një është dërguar në spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në hotel, por punonjësi Simon Palmer tha se dëgjoi një shpërthim të madh derisa banorëve i është bërë thirrje që të mbajnë dritaret mbyllur dhe të mos dalin në rrugë, të cilat janë bllokuar derisa të qetësohet situata.

Ndërtesa e madhe që përfshin Hotelin Burlington dhe Hotelin Claremont, u ndërtua midis 1851 dhe 1855, prandaj njihet si një ndër resortet më të vjetra në Britani. /21Media