Zjarri kaplon një traget udhëtarësh në Filipine - VIDEO

Një traget me 120 pasagjerë në bord është përfshirë nga zjarri sot.

Siç raporton BBC, roja bregdetare e Filipineve ka përdorur një top uji për të shuar zjarrin që shpërtheu.

Trageti “Esperanza Star” po udhëtonte mes provincave kur zjarri filloi në ishullin Bohol. Zyrtarët thanë se të gjithë 120 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord janë llogaritur dhe nuk u raportuan viktima.

 

Shkaku i ngjarjes është ende duke u hetuar./BBC