Zhduket një person në Gjilan

Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se kushëriri i tij është zhdukur.

Sipas tij, ai ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia njofton se rasti është nën hetime.

Rasti ka ndodhur në Gjilan gjatë ditës së djeshme.