Zhduket një grua në Gjilan

Një grua nga Gjilani është raportuar e zhdukur, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, një burrë në Gjilan ka raportuar zhdukjen e një gruaja që nga data 8 qershor.

Ajo dyshohet se është larguar nga shtëpia dhe sot askush nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është në hetime.