Zgjedhjet në Serbi, Policia e Kosovës thotë se ka shtuar personelin policorë në pikat kufitare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të fluksit të qytetarëve në pikat kufitare me Serbinë, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare atje, ka shtuar personelin policorë në pikat kufitare.

Nga Kosova janë nisur për të votuar atje edhe serbët lokal, por edhe shqiptarët që janë qytetarë të Luginës së Preshevës, por që jetojnë dhe punojnë në Gjilan.

“Për shkak të fluksit të qytetarëve dhe procedurave kufitare, ka ndikuar në krijimin e disa pritjeve të kalimit kufitar në disa pikë kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbin, ku për të shmangur këto pritje Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë, në mënyrë që të kemi një menaxhim sa më efikas të kufijve shtetëror” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka thënë se sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues, do të kujdeset për ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve të cilët në mënyrë të organizuar apo çfarëdo forme tjetër do të lëvizin brenda Kosovës për në drejtim të Serbisë dhe anasjelltas.