Zgjedhje e përgjithshme në Spanjë, paqartësi lidhur me të ardhmen e qeverisë së ardhshme

Blloku i djathtë në Spanjë që pritej të fitonte, siguroi vetëm 169 mandate. Blloku i krahut të majtë fitoi 153 ulëse – të dyja me një rënie të madhe nga një shumicë absolute.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës në Spanjë kanë krijuar pasiguri rreth të ardhmes së qeverisë së ardhshme – duke e ngritur spektrin e bllokimit politik.

Lideri i Partisë Populiste të Spanjës (PP), Alberto Nunez Feijóo, pretendoi fitoren në zgjedhjet e parakohshme, por nuk mund ta formojë shumicën, edhe me mbështetjen e së djathtës ekstreme.

Tani do të fillojnë negociatat për formimin e një qeverie të re në mënyrë që të shmangën zgjedhjet e tjera.

Shanset e Feijóo-s dhe partisë së tij PP për ta formuar një shumicë me partinë e ekstremit të djathtë Vox u pamundësuan pasi kjo e fundit arriti një rezultat më të keq se në vitin 2019.

Të dielën, udhëheqësi konservator tha se do të përpiqet të formojë qeverinë.

“Si kandidat i partisë me më shumë vota, besoj se është detyra ime” të përpiqem të “formoj një qeveri”, deklaroi ai në selinë e PP në Madrid.

Presidenti aktual Pedro Sánchez i Partisë Socialiste të Punëtorëve i sfidoi pritshmëritë, duke thënë se mbrëmë “blloku reaksionar ka dështuar”.

Mbështetësit thërrisnin “no pasarán” – slogani i forcave antifashiste gjatë luftës civile spanjolle që do të thotë se nuk do të kalojnë tutje.

Nëse Sanchez mund ta gjejë një mënyrë për ta mbajtur pozicionin e tij si udhëheqës i Spanjës, do të varet nga sigurimi i mbështetjes së partisë pro-pavarësisë katalane, të udhëhequr nga Junts de Carles Puigdemont.

Ata kanë paralajmëruar më herët se nuk do ta japin ndihmën e tyre pa ndonjë dëmshpërblim.

Pedro Sanchez performoi më mirë se sa pritej

Sanchez është shfajësuar në vendimin e tij të diskutueshëm për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme gjatë një vale të nxehtë, pasi pati performancë të keqe në zgjedhjet lokale dhe rajonale.

Me 94,97% të votave të numëruara, Partia Populiste Konservatore mori 136 ulëse, 47 sosh më shumë se 4 vjet më parë. Partia e ekstremit të djathtë Vox mori 33 ulëse – 19 më pak se në vitin 2019 – që arrin në një total prej 169 deputetësh në një koalicion.

Kjo shifër i pamundëson ata të qeverisin, as me kontributin hipotetik të deputetit të Unionit Popullor të Navarres (UPN) dhe Coalicón Canaria – për shkak të pragut prej 176 ulësesh.

Megjithatë, blloku i majtë mori 153 deputetë. 122 nga këta deputetë janë nga PSOE dhe 31 nga Sumar, koalicioni i 15 partive të Yolanda Diaz.

Për të marrë 176 ulëset, partisë së Sanchez-it do t’i duhen gjithsej 23 deputetë të tjerë dhe aleatët e tyre tradicionalë në Parlament – ERC, Bildu, PNV dhe BNG (të gjitha partitë rajonale) – së bashku kanë 19 ulëse.

Pra, fati i Pedro Sánchez mund të vendoset nga Junts de Carles Puigdemont.

Udhëheqësi katalanas i mërguar në Belgjikë tha para fillimit të fushatës elektorale se partia e tij nuk do ta mbështë as Sanchezin dhe as Feijóo, kështu që gjithçka ende mbetet pezull.

Udhëheqësi i krahut të majtë Sánchez është kritikuar në të kaluarën për koncesione ndaj nacionalistëve katalanas dhe baskë, të cilët disa thonë se e kërcënojnë unitetin e vendit.

Kthesa befasuese e ngjarjeve ishte rezultati i nacionalistit të majtë EH Bildu, e cila ishte afër të bëhej partia e parë në Vendin Bask – ndërsa ERC qëndron si humbësi i madh i zgjedhjeve, duke shënuar rënie me shtatë ulëse në parlament.

Rezultati më i mundshëm janë zgjedhjet e reja

Me këto rezultate Parlamenti do të futet në një ngërç. Për momentin, kjo situatë i jep mundësinë Pedro Sánchezit që të qëndrojë në Moncloa – por mund të rezultojë në zgjedhje të reja së shpejti./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala