ILUSTRIM - Gjendja pas tërmetit tragjik në Turqi, Foto: CNN

Zemërimi ndaj standardeve të ndërtimit rritet në Turqi

Zemërimi po rritet në Turqi që zbatimi i dobët i rregulloreve të ndërtimit kontribuoi në shembjen e shumë ndërtesave në tërmetet e 6 shkurtit.

Rregulloret e ndërtimit u shtrënguan pas fatkeqësive të mëparshme në Turqi, më së fundi në vitin 2018, raporton BBC.

Standarde më të rrepta sigurie u sollën gjithashtu pas tërmetit të vitit 1999 rreth qytetit të Izmirit, në veriperëndim të vendit, në të cilin vdiqën 17 mijë njerëz.

Por në katastrofën e fundit, sugjerojnë ekspertët, “amnistitë e ndërtimit” periodike, të cilat ofrojnë përjashtime ligjore për ato struktura të ndërtuara pa certifikatat e kërkuara të sigurisë për një tarifë të deklaruar, kanë kontribuar.

Deri në 75 mijë ndërtesa në të gjithë zonën e prekur nga tërmeti në Turqinë jugore janë amnistuar, sipas Pelin Pinar Giritlioğlu, kreu i Stambollit i Unionit të Dhomave të Inxhinierëve Turkë dhe Arkitektëve të Dhomës së Planifikuesve të Qytetit.

Mbi 16 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.

Në Turqi, mbi 60.000 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 12.873 kanë humbur jetën, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive. Në Siri janë raportuar më shumë se 3.162 viktima.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.