Xhavit Haliti - Foto: Facebook

Xhavit Haliti: Nuk kam marrë ftesë nga Specialja

Në orët e mbrëmjes në media është raportuar se anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Por një lajm të tillë e ka mohuar ky i fundit duke thënë se nuk ka marrë ftesë.

Ai në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se kjo është një gënjeshtër.

“Nuk kam marrë ftesë, është gënjeshtër”, tha ai.

Ndërsa para pak çastesh ai ka publikuar edhe një shkrim në Facebook.

Positimi i plotë:

Nuk është e çuditshme se si gëzohen smirëzinjtë. Por, fatkeqësisht dua t’i mërzisë ata, që të gjithë zëdhënësitë e Radio Moskës e të Sputnikut, ndërsa t’i gëzoj miqtë e mi, që u shqetësuan me lajmin e lajmëtarëve të Radio Moskës e Radio Serbisë.

Po ju njoftoj që as s’kam marrë ftesë dhe as s’më kanë ftuar me telefon.XHH