Isa Mustafa, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Kadri Veseli, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës

Xhafer Tahiri: Jam kundër një koalicioni me PDK-në

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është sonte i ftuari i radhës në serinë e emisioneve “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës.

Tahiri përveç temave lokale ka folur edhe sa u përket ngjarjeve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se është kundër një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Shpresoj që nuk do të vijë puna që LDK-ja të votojë një kanditat të PDK-së për president. Jam kundër një koalicioni me PDK-në. Askush nuk mund të më mbajë larg qytetarëve, nuk kam pasur tërheqje të vërejtjës.  Strukturat në Vushtrri më kanë mbeshtetur dhe vazhdojnë të më mbështesin pa asnjë dyshim të vetëm”,  tha ai.