VV nis mocionin për rrëzimin e qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për një mocion për rrëzimin e qeverisë.

Kjo u bë e ditur nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe deputeti Rexhep Selimi.

“Këtë ja kemi dërguar subjekteve dhe grupeve parlamentare te cilat kanë shprehur ne deklarime kundër qeverisjes. Nga ky moment nisim mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Selimi.

Tutje në konferencë është thënë se nga sot grupi parlamentar i VV-së fillon mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit.

“Ftojmë grupet parlamentare ta mbështesin këtë mocion, kjo qeveri është jo kushtetuese dhe jo ligjore, këtë vec e ka dëshmuar. Kjo qeveri e ka kolapsuar shëndetësinë në kohe pandemie. Jeta e qytetareve vazhdon të shkatërrohet si pasojë e keq qeverisjes. Kjo qeveri nuk ka ardhur me një plan konkret për rimëkëmbjen ekonomike. Praktikisht kjo qeveri po e qon Kosovën në katastrofë humanitare. Vazhdon avazi i vjetër, prokurorët e kapur, e njëjtë po vazhdon me bordet e kapura”, ka thënë Nagavci.

Sipas Nagavcit, Bordet e pavarura po shkarkohen pa asnjë arsye legjitime pa asnjë raport.

“Një qeverisje e korruptuar se brendshmi nuk ka si të funksionoj së jashtmi. Kështu u hek edhe anëtarësimi për viza. Kjo qeveri po negocion me Serbinë, për përfaqësues te dialogut, kanë nxjerrë një përfaqësues pa legjitimitet. Listës Serbe nuk i kemi dërguar shkrese se janë partner qeverisës, ne përputhje me qëndrimet e tyre”, ka thënë Nagavci.