VV demanton Thaçin: Nuk u konsultua për shtyrjen e seancës së Kuvendit

Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, përgënjeshtroi sot Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili e shtyu për dy ditë seancën konstituive të Kuvendit.

Fillimisht Thaçi e kishte caktuar seancën konstituive për 24 dhjetor por sot njoftoi se e ka shtyrë konstituimin për 26 dhjetor.

Thaçi tha se e ka marrë këtë vendim pas konsultimeve me partitë politike për shkak të festës së krishtlindjeve.

Por Glauk Konjufca mohoi të ketë pasur konsultime të Presidentit me VV-në apo me LDK-në.

“Presidenti nuk është konsultuar as me LDK as me VV kur ka vendosur ta shtyje seancën konstituive. Ai e ka marrë këtë vendim pa u konsultuar me dy partitë më të mëdha në Kuvend”, tha Konjufca.