Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vushtrriasit i digjen 100 fidanë të arrës në pronën e tij

Një rast i zjarrvënies është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 16:15 në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit, një banor ka raportuar se i janë djegur dhe dëmtuar rreth 100 fidanë të arrës, të cilat i kishte mbjellë në pronën e tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe sipas tij zjarri ka qenë aksidental dhe jo i qëllimshëm nga ana e tij.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.