Ilustrim

Vushtrri, kapet duke vjedhur pjesë metalike në çatinë e stacionit të autobusëve

Një rast i vjedhjes së rëndë në tentativë ka ndodhur në Vushtrri dje në ora 2:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimit të Policisë, është  raportuar se i dyshuari është zënë në flagrancë duke kryer vjedhje të pjesëve metalike nga çatia e stacionit të autobusëve.

Si dëshmi materiale  janë sekuestruar një palë gërshërë për prerjen e metalit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.