Policia e Kosovës

Vushtrri, i grabitet telefoni e kuleta nën kërcënimin e armës

Një grabitje me armë është raportuar në Vushtrri mbrëmë rreth mesnatës.

Dy persona me maskë dhe nën kërcënimin e armës kanë sulmuar fizikisht një person tjetër duke i grabitur telefonin dhe kuletën bashkë me para të gatshme e dokumente personale.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve.

Policia është duke e hetuar rastin.