Kanabisi, Ilustrim

Vushtrri, gjenden bimë që dyshohen të jenë kanabis sativa

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë asgjësuar disa bimë që mund të jenë narkotik të llojit ‘Kanabis sativa’.

Sipas policisë, në rrugën “Viciana” të Vushtrrisë dje është raportuar se në një arë/djerrinë janë disa bimë të cilat dyshohen se janë bimë narkotike.

“ Njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit Kanabis Sativa”, thuhet në raportin policor.

Sipas Policisë, këto bimë janë zhvilluar pa përkujdesjen e dikujt.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar, bën të ditur PK-ja.