Vuçiq: KFOR-i nuk i mbrojti serbët dhe nuk parandaloi dhunën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një konferencë për media ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme në veri të Republikës së Kosovës, duke akuzuar KFOR-in se nuk i mbrojti serbët dhe nuk e parandaloi dhunën.

Sipas Vuçiqit, gjithçka u organizua nga kryeministri Albin Kurti “për të sjellë një konflikt të madh mes serbëve dhe NATO-s”.

“Serbët në veri u mblodhën në orën shtatë të mëngjesit të sotëm për të shprehur pakënaqësinë e tyre për marrjen e paligjshme të pushteteve lokale, dhe KFOR-i nuk i mbrojti serbët dhe nuk e parandaloi dhunën. Në tre ditët e fundit kushdo mund të kuptonte se çfarë po përgatitej për sot në Kosovë. Gjithçka u organizua nga Albin Kurti, gjithçka me dëshirën e tij për të sjellë një konflikt të madh mes serbëve dhe NATO-s”- tha Vuçiq në deklaratë për media.

Ai tha se 41 trupa të KFOR-it të NATO-s janë plagosur, katër serbë janë arrestuar nën dyshimin se i kanë sulmuar, por shtoi se edhe dhjetëra serbë të plagosur në dhunën e ndodhur në veri, dy prej tyre me të lënduar për jetë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka deklaruar se rreth 25 ushtarë nga kontingjenti shumëkombësh, janë plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

Situata në veri – Pamje