Foto: Tanjug, Dragan Kujundzic

Vuçiq i kënaqur me atmosferën e votimeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka votuar sot pasdite për zgjedhjet parlamentare në vendin e tij.

Vuçiq, i cili është drejtuesi i listës me emrin “Për fëmijët tanë”, shfaqi shpresën se një numër i madh i qytetarëve të Serbisë do ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

“Jam shumë i kënaqur që nuk ka pasur parregullsi serioze deri në orën 12:00 të mesditës së sotme, që zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë demokratike, se ka më pak incidente se kurrë më parë në sistemin shumëpartiak në Serbi”, u tha Vuçiç gazetarëve, raporton Tanjug.

Vuçiq ka votuar në qendrën e votimit që gjendet në Beogradin e ri.

Në Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet t’i fitojë Partia Përparimtare Serbe e presidentit Vuçiq.

Rreth 6.5 milionë qytetarë me të drejtë vote pritet të zgjedhin 250 deputetët e Kuvendit.