Ilustrim

Vuçiq: Dialogu me Kurtin nuk ekziston

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq ka thënë se dialogu me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk ekziton fare, raporton media serbe N1.

“Gjithmonë kam qenë përkrahës i madh i dialogut, por i dialogut real. Dikur kemi pasur një dialog të vërtetë, sot me Kurtin, ai dialog nuk ekziston fare”, ka thënë Vuciq.

Sipas tij, dialogu është reduktuar në “urdhra ndaj Serbisë, të cilat ajo nuk mund t’i përmbushë për shkak të Kushtetutës dhe qëndrimit të saj”.

“Kjo është gjithçka që pres. As keq, as veçanërisht mirë. Është një mundësi e mirë që të kemi pak kohë për të shprehur pikëpamjet tona. A do të ndryshojmë një pjesë të qëndrimit gjerman për Kosovën – sigurisht që nuk do ta bëjmë”, tha Vuçiq.