Një 26-vjeçar gjendet i vdekur në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në dhomën e tij në Qendrën e Azilkërkuesve në Magure të Lipjanit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, viktima, shtetas i huaj është 26 vjeç.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 26 vjeç, shtetas i huaj. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar zyrtari policor.