Vritet një 48-vjeçar në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 48-vjeçar me inicialet N.C. është vrarë mbrëmë në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër nga persona të panjohur.

Sipas Policisë, viktima është gjetur pa shenjë jetë në makinën e tij, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Të dyshuarit sipas policisë, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Dyshohet se makina me të cilët të dyshuari lëviznin është djegur më pas.

“Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka, ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se po vazhdon hetimet për rasti.