Vrasje në stil mafioz në Gjilan

Një person është vrarë para pak minutash në qendër të Gjilanit.

KALLXO.com merr vesh se vrasja është kryer me gjakftohtësi.

Burime të KALLXO.com thonë se dy persona i janë afruar viktimës, e cila është qëlluar me armë zjarri nga afërsia.

Të dyshuarit kanë ardhur në këmbë drejt viktimës.

Pas vrasjes, dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Vrasjen për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Policisë Rajonale të Gjilanit, Elmina Mahmuti.