Foto: Ilustrim

Vrasja në Mitrovicë, Policia gjen mitraloz gjatë kërkimit të të dyshuarve

Lidhur me rastin e vrasjes së të riut në Mitrovicë, Policia ka kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk  janë hasur deri me tani.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policët kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

Rasti vazhdon të hetohet.