
Fotografi nga lagjja e fshatit Llaushë, ku ndodhi vrasja e 49 vjeçares Foto: KALLXO.com
Vrasja në Llaushë - Viktima e kishte lajmëruar rastin në Polici 5 ditë para se të vritej, i dyshuari ishte lënë i lirë
KALLXO.com ka marrë vesh se me datë 1 janar 2022, viktima/gruaja e vrarë dje në Llaushë të Skenderajt, e kishte raportuar rastin në polici, 5 ditë më herët.
Nga burime të KALLXO.com, kuptohet se pas raportimit të rastit në Stacionin Policor në Skenderaj, i dyshuari me vendim të prokurorit ishte liruar në procedurë të rregullt.
Një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij në fshatin Llaushë të Skenderajt.
48-vjeçarja L.Q gjeti vdekjen nga arma të cilën dyshohet se e shkrepi bashkëshorti i saj Skender Qerimi.
51-vjeçari Skender Qerimi është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa nga policia është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 5 janar rreth orës 13:40.
Skender Qerimi me urdhër të Prokurorisë së Mitrovicës është ndaluar 48 orë.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar pas vrasjes së 48-vjeçares në Llaushë.
RrGK ka kërkuar dënim maksimal për dorasin.