Një burrë dyshohet se vrau gruan e tij në Llaushë të Skenderajt
Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga burri i saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Nga hetimet fillestare prej vendit të ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda.
E njëjta me urgjencë është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.
“Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari me inicialet S.Q., 51 vjeç, është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa nga policia është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40.