Vozitje nën ndikimin e alkoolit, 39-vjeçarit i konfiskohet patentë-shoferi për 6 muaj

Një shoferi 39-vjeçar, i cili sipas Policisë ka drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, i është konfiskuar patentë- shoferi për 6 muaj.

Sipas njoftimit, pas testimit me alkooltest ai ka rezultuar 0.91 promila dhe për ketë Policia i ka shqiptuar gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent- shoferit.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 05:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Policia u ka bërë thirrje shoferëve të automjeteve të respektojnë shenjat dhe rregullat e qarkullimit në komunikacion.