Foto: Policia e Kosovës

Voziste automjetin në kahun e kundërt të rrugës, gjobitet shoferi

Policia e Kosovës ka gjobitur me 150 euro dhe me një pikë negative një shofer, i cili kishte vozitur automjetin në kahun e kundërt.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë automjetin dhe ngasësin e tij, i  cili më datën 29 shtator 2023, kishte drejtuar mjetin në fjalë në kahun e kundërt, përkatësisht në kahun e ndaluar të lëvizjes.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjakovë, në fshatin Rakovinë, rrugë e cila ka katër shirita të trafikut, nga dy shirita të lëvizjes në një drejtim.

“Kundërvajtja ishte regjistruar me video incizim dhe ishte shpërndarë në internet, në një portal informativ” – ka thënë PK.

Tutje është thënë se gjoba e dhënë është e bazuar në Ligjin për trafikun rrugor.