Ilustrim.

Vodhi kasafortën me para, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar pasi që ai kishte vjedhur një kasafortë qelqi me monedha metalike.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Prizren, në rrugën “Remzi Ademaj” në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.