ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Vodhi 500 euro në xhami të Suharekës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë në një xhami në Suharekë.

Sipas njoftimit të Policisë, një person kishte raportuar se disa të panjohur gjatë natës kishin thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë, e më pas kishin kryer vjedhjen.

“Të njëjtit dyshohej se kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 (pesëqind) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas raportimit, Policia ka arritur të identifikojë dhe lokalizojë një të dyshuar.

“Te i dyshuari (A. T. 31 vjeçar nga Shiroka e Suharekës)  janë gjet edhe dëshmitë, parat e vjedhura në xhami, rreth 500 euro”, ka bërë të ditur Policia.

Parat e gjetura janë sekuestruar dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kundër tij, do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe do të kalojë në Prokurorinë Themelore.