Vjosa Osmani uron krishtilindjet ortodokse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.

Përmes një urimi të përcjellë për media, presidentja Osmani ka uruar besimtarë ortdoksë për festën e Krishtinlindjes duke uruar një të ardhme më të mirë për ta.

“Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë. Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.