Foto: ZKM

Kryeministri Kurti uron krishtlindjet ortodokse

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar krishtlindjet ortodokse.

“Për Krishtlindje u uroj qytetarëve të Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, të cilët sot kremtojnë, që kjo festë t’i gjejë të lumtur, dhe t’u sjellë mbarësi e begati”, ka thënë ai.

Kurti tutje ka shtuar se kjo festë frymëzon për më shumë dashamirësi dhe angazhim për një shoqëri më të mirë.

“Mesazhi i dashurisë dhe i shpresës së kësaj feste frymëzon për më shumë dashamirësi e angazhim për një shoqëri më të mire”, është shprehur i pari i Qeverisë.